Ndërlidhjet

Kuçi: Nëse Kodi nuk ndryshon, paraqes dorëheqje


Hajredin Kuçi

Hajredin Kuçi

Ministri i drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh zëvendëskryeministër, thotë se nëse Kodi Penal i ri i Kosovës, me dy nene kundërthënëse 37 dhe 38, miratohet si i tillë, atëherë ai do të paraqes dorëheqje.

Në letrën e tij dërguar mediave, zoti Kuçi “shpreh keqardhje për shqetësimin e gazetarëve dhe të mediave lidhur me nenet 37 dhe 38” të Kodit Penal, i cili, pasi është miratuar në Kuvend, duhet t’i dërgohet presidentes Atifete Jahjaga, për procedurë të mëtejshme.

“E ftoj presidenten Jahjaga që t’i kthej këto dy nene”, thotë Kuçi në letrën e tij dhe shton se “nëse ajo nuk i kthen, unë do ta amandamentoj Projekt-Kodin për këto dy nene dhe do ta dërgoj prapë në Kuvend, sepse për këtë ka kohë, pasi kodi nuk hynë në fuqi para 1 janarit të vitit 2013”.

Mëtutje, zoti Kuçi thekson se “nëse Kuvendi nuk i amandamenton këto dy nene dhe Kodi Penal hynë në fuqi me këto dy nene, kështu si janë sot, unë atë ditë do të jap dorëheqje nga pozita ime si Ministër i Drejtësisë dhe anëtar i Qeverisë, ngase nuk dua të jem personi që kufzon ajo jep përshtypjen se kontribuon në kufizimin e lirisë dhe punës së mediave të lira dhe të pavarura, në funksion të interesit publik”.

Ai thotë se këtë e bënë edhe si akt moral.
XS
SM
MD
LG