Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmi vetëvrasës – pesë të vrarë


Personeli i sigurisë bënë inspektim në vendin e shpërthimit të bombës sot në Damask

Personeli i sigurisë bënë inspektim në vendin e shpërthimit të bombës sot në Damask

Mediat shtetërore në Siri kanë raportuar se një sulmes vetëvrasës i ka vrarë së paku pesë vetë sot në qendër të kryeqytetit Damask. Nga sulmi janë plagosur afro 20 të tjerë.

Në raporte për këtë sulm fajësohen “terroristët”.

Sot më herët, aktivistët thanë se kishte ndodhur edhe një shpërthim tjetër në zonën industriale të Damaskut, por është e paqartë se a ka pasur viktima në njerëz.

Një valë e shpërthimeve i ka përfshirë qytetet në Siri gjatë muajve të fundit, përkundër presionit diplomatik për përfundimin e dhunës, e cila ka filluar pas kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad, në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG