Ndërlidhjet

Bie Qeveria e Rumanisë


Kryeministri i rrëzuar, Mihai Razvan Ungureanu.

Kryeministri i rrëzuar, Mihai Razvan Ungureanu.

Qeveria e qendrës së djathtë rumune ka rënë të premten nga mocioni i mosbesimit, i propozuar nga opozita e krahut të majtë, në shenjë proteste kundër reformave shtrënguese.

Qeveria e kryeministrit Mihai Razvan Ungureanu është rrëzuar vetëm dy muaj pasi ai ka marrë postin.

Mocioni i mosbesimit është mbështetur nga 235 vota të ligjvënësve – katër më shumë se numri i mjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë.

Presidenti Trajan Bashesku tani duhet të emërojë zgjedhjen e tij për kryeministër, e cila më pas duhet t’i paraqitet parlamentit për miratim.

Ungureanu ka marrë udhëheqjen e koalicionit në shkurt nga Emil Boku, i cili ka dhënë dorëheqje pas protestave të shumta kundër masave të kursimit.
XS
SM
MD
LG