Ndërlidhjet

Armenia premton hakmarrje për vrasjen në kufi


Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsian.
Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsian.
Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsian, ka dënuar vrasjen e tre ushtarëve armenë pranë kufirit me Azerbajxhanin, duke lënë të kuptohet se “të shtënat kanë ardhur nga Azerbajxhani”.

“Armenia ka ushtri të fortë dhe ne do të ndërmarrim hapat përkatës”, ka thënë ai.

Tre ushtarë armenë janë vrarë kur persona të armatosur kanë qëlluar të premten në drejtim të makinës së tyre ushtarake.

Në një incident të ndarë, Azerbajxhani ka akuzuar forcat armene për vrasjen e një zyrtari të ushtrisë së tij në rajonin separatist të Nagorno Karabakut.

Armenia dhe Azerbajxhani mbeten të bllokuar në mosmarrëveshjen për këtë rajon, të populluar me armenë.
XS
SM
MD
LG