Ndërlidhjet

Tahiri priti një delegacion të Luginës


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri - foto arkivi

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri - foto arkivi

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në një takim kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar nga Lugina e Preshevës, Rahmi Zylfiu, me bashkëpunëtorë.

Temë e këtij takimi mësohet të ketë qenë “gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe zhvillimet e fundit atje, ashtu si edhe efektet e marrëveshjeve teknike - të arritura në Bruksel - në përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje”.

Tahiri ka premtuar angazhim të Qeverisë së Kosovës në mbështetje të të drejtave etnike të shqiptarëve të Luginës – çfarë është vlerësuar nga delegacioni i Preshevës.
XS
SM
MD
LG