Ndërlidhjet

logo-print

Serbi - ndërpritet seanca për zgjedhjet në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka ndërprerë seancën, në të cilën anëtarët e tij për më shumë se dy orë kanë diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Anëtarët i kanë kërkuar Qeverisë së Serbisë t’iu japë përgjigje nëse kanë marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar për organizimin e zgjedhjeve të sigurta në Kosovë.

Seanca, e paraparë për të enjten, është shtyrë për sot, pasi nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Serbia, më 6 maj, voton në zgjedhjet lokale, parlamentare, në Vojvodinë, si dhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Autoritetet e Beogradit kanë thënë se nuk do të organizojnë zgjedhjet lokale në Kosovë, por nuk kanë marrë ndonjë vendim për ato parlamentare dhe presidenciale.

Prishtina zyrtare është shprehur kundër zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG