Ndërlidhjet

Nëntë të vrarë në Siri


Damask, 27 prill 2012.
Damask, 27 prill 2012.
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në qendër të Damaskut.

Raportet e mediave shtetërore fajësojnë “terroristët” dhe thonë se 30 njerëz të tjerë janë lënduar nga shpërthimi.

Më herët, aktivistët kanë raportuar për një tjetër shpërthim pranë një kompanie shtetërore në zonën industriale të Damaskut.

Vala e shpërthimeve ka përfshirë Sirinë në muajt e fundit, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund kryengritjes së përgjakshme kundër presidentit Bashar al-Asad, e cila ka nisur në mars të vitit të kaluar.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka thënë se regjimi i Asadit nuk po vepron në përputhje me armëpushimin, që ka hyrë në fuqi ditë më parë.

Armëpushimi është pjesë e planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG