Ndërlidhjet

Rusi-Kinë: Marrëdhënie pa precedent


Presidenti i zgjedhur i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i zgjedhur i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i zgjedhur i Rusisë, Vladimir Putin, tha se marrëdhëniet e vendit të tij me Kinën kanë arritur “një nivel të paprecedentë” me “asnjë element të vetëm irritues”.

Putini, i cili më 7 maj do të inaugurohet për mandatin e tretë presidencial, i ka bërë këto komente në Moskë, pas bisedimeve me zëvendëskryeministrin kinez, Li Kekiang, i cili pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kinës.

Li tha se Moska dhe Pekini do të shikojnë mënyrat për të tejkaluar “disa vështirësi”, por ai nuk ka specifikuar më shumë.

Dy vendet po diskutojnë planet për të nxjerrë gazin natyror të Rusisë në Kinë gjatë tre dekadave të ardhshëm.

Por, kontrata e furnizimit ka hasur në pengesa, për shkak të mosmarrëveshjeve për çmim.
XS
SM
MD
LG