Ndërlidhjet

Maqedoni - shkatërrohet rrjeti i trafikantëve


Foto arkivi
Foto arkivi
Policia e Maqedonisë ka bërë të ditur se ka shkatërruar një rrjet trafikuesish me qenie njerëzore, duke arrestuar dy shtetas maqedonas në një fshat pranë kufirit me Serbinë.

Dy të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, akuzohen për “trafikim imigrantësh, kidnapim dhe grabitje”.

Policia po ashtu ka gjetur migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Kina – në mesin e tyre katër fëmijë dhe një grua shtatzënë – gjatë kërkimeve të saj për të dyshuar në fshatin Lojane, rreth 45 kilometra në veri të Shkupit.
XS
SM
MD
LG