Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vetëvrasës në Kandahar


Pamje ilustruese nga arkivi

Pamje ilustruese nga arkivi

Zyrtarët afganë thanë se dy sulmues vetëvrasës janë vrarë nga forcat afgane, pasi që kishin sulmuar kompleksin e guvernatorit në provincën e Kandaharit.

Raportohet se dy pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë janë lënduar në përleshje.

Sulmuesit, sipas raporteve mediatike ishin të pajisur me jelekë të mbushur me eksplozivë, granata dorë dhe armë automatike.

Luftimet thuhet se kanë zgjatur rrreth 30 minuta.

Zyrtarët thanë se guvernatori Torialai Uesa nuk ka pësuar lëndime gjatë këtij sulmi.
XS
SM
MD
LG