Ndërlidhjet

logo-print

Kosova merr 106 milionë euro nga FMN


Logo e FMN-së

Logo e FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi një kredi prej 106.6 milionë euro për Kosovën, pas shkurtimit të financimit vitin e kaluar, pas një mosmarrëveshje në lidhje me rritjen e pagave të nëpunësve civilë, raporton AFP.

Marrëveshja e re 20 muajshe, Stand- By do të mbështesë një program për të
lehtësuar presionet fiskale të vendit.

Por, Fondi paralajmëroi se Kosova, duke qenë e lidhur me eurozonën, përballet me rrezikun e presioneve të jashtme, nëse nuk i forcon shpejt financat e saj.

FMN tha se qeveria duhet të përtyp hendekun e saj fiskal me një përqindje tjetër prej 1.5 të GDP-së, në mënyrë që të ketë një bazë të qëndrueshme.

Programi i ri vjen një vit pasi që qeveria kosovare njëanshëm pat rritur pagat në sektorin publik, duke shkaktuar kundërshtimin e FMN-së që çoi në shkurtimin e programit 109 milionë eurosh të korrikut të vitit 2012, pasi që ishin shpërndarë vetëm 22 milionë nga ajo shumë.
XS
SM
MD
LG