Ndërlidhjet

SHBA merr në mbrojtje disidentin kinez?


Aktivisti kinez Chen Guangcheng
Aktivisti kinez Chen Guangcheng
Një grup për të drejtat e njeriut tha se një disident kinez, që u arratis nga arresti shtëpiak nga një fshat kinez është tani nën "mbrojtje" të zyrtarëve amerikanë.

Grupi China Aid me seli në SHBA, duke cituar një "burim", tha se bisedime "të nivelit të lartë po zhvillohen aktualisht mes zyrtarëve të SHBA-së dhe atyre kinezë" lidhur me Çen Guangcengin.

Çen, një avokat i verbër i cili u burgos pas zbulimit të një serie të shkeljeve të të drejtave të njeriut, thuhet se iku më 22 prill nga arresti shtëpiak nga provinca Shangdong, dhe u tha se kanë gjetur strehim përfundimisht në Ambasadën e SHBA-së në Pekin.

Nuk ka pasur konfirmim zyrtar të pretendimeve të grupit.
XS
SM
MD
LG