Ndërlidhjet

SHBA, Rusia me linjë për sigurinë kibernetike


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Një linjë komunikimi për çështje bërthamore e Luftës së Ftohtë shpejt mund të përdoret si kanal për të dërguar mesazhe në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në lidhje me sigurinë kibernetike, shkruan “The Washington Post”.

Emri zyrtar i linjës është Qendra për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor.

Linja që është ngritur në vitin 1988 nën administratën e presidentit Ronald Regan, i lejon Uashingtonit dhe Moskës, që të informojnë njëra-tjetrën për provat raketore, të cilat mund të merren gabimisht si veprime armiqësore.

Gazeta citon zyrtarë anonimë amerikane të kenë thënë se marrëveshja që siguron mos-përshkallëzimin e keqkuptimeve në hapësirën kibernetike, mund të nënshkruhet brenda javëve.

Sipas gazetës, kjo do të ishte marrëveshja e parë në mes të SHBA-së dhe ndonjë shteti tjetër, që kërkon të ulë rrezikun nga konflikti kibernetik.

Një raport i inteligjencës amerikane i vitit 2011 thoshte se Rusia dhe Kina janë autoret kryesore të spiunazhit kibernetik që në shënjestër ka caqet ekonomike.
XS
SM
MD
LG