Ndërlidhjet

Shtraus-Kan: Armiqtë ma "kurdisën" skandalin


Ish kreu i FMN-së, Dominik Shtraus-Kan
Ish kreu i FMN-së, Dominik Shtraus-Kan
Dominik Shtraus-Kan thotë se "armiqtë politikë" të tij duhet fajësuar për publikimin e aferës së tij seksuale me një shërbyese hoteli të Nju Jorkut, në majin e vitit të kaluar.

Duke folur për gazetën Guardian, Shtraus-Kan deklaroi se kundërshtarët e tij siguruan që vajza Nafisatou Diallo, të shkonte në polici dhe "kështu nga një takim privat, ai të kthehej në një skandal publik."

Arrestimi i tij të mëvonshëm nën dyshimet për tentativë përdhunimi dhe sulm seksual bënë që Shtraus-Kan të japë dorëheqjen si kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të shuajë shpresat e tij presidenciale në Francë.

Akuzat u tërhoqën më vonë për shkak të shqetësimeve në lidhje me kredibilitetin e Diallos.

Ajo, megjithatë, tani është duke ndjekur pretendimet civile në Nju Jork.

Avokatët e Shtraus-Kanit kërkojnë që të pushohet rasti civil, duke argumentuar se ai gëzonte imunitet diplomatik në kohën e takimit.
XS
SM
MD
LG