Ndërlidhjet

Sulmi në Ukrainë, "akt terrorist"


Pamje pas sulmit në Dnipropetrovsk, 27 prill 2012

Pamje pas sulmit në Dnipropetrovsk, 27 prill 2012

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës tha se 30 persona janë lënduar nga ta 10 fëmijë, si pasojë e katër shëprthimeve që kanë goditur qytetin lindor të Dnipropetrovskit një ditë më parë.

Ministria tha se 22 persona, janë hospitalizuar, 4 nga ta në gjendje të rëndë.

Presidenti Viktor Janukoviq ka arritur në qytët për të takuar viktimat dhe për të mbikëqyrur hetimin, për ato që duket të ishin seri e koordinuar e shpërthimeve, të cilat nga autoritetet janë përshkruar si “akte terroriste”.

Janukoviq e ka quajtur sulmin si një sfidë për Ukrainën, derisa po bën përgatitjet përfundimtare për bashkorganizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit me Poloninë, garë kjo që nis më 8 qershor.

Në Dnipropetrovsk nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje e Kampionatit.

Ndryshe, deri më tash askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.
XS
SM
MD
LG