Ndërlidhjet

Sauditët pranojnë të vejat e Bin Ladenit, për arsye "humanitare"


Vendi ku besohet se është mbajtur në paraburgim familja e Bin Ladenit në Islamabad, prill 2012

Vendi ku besohet se është mbajtur në paraburgim familja e Bin Ladenit në Islamabad, prill 2012

Një zyrtar saudit është cituar të ketë thënë se mbretëria i ka lejuar gratë e veja dhe fëmijët e liderit të vdekur të Al-Kaidës Osama Bin Laden, të hyjnë në Arabinë Saudite duke marrë për bazë arsyet "humanitare".

Gazeta "Asharq Al-Euset" citon një zyrtar të paidentifikuar të ketë thënë se autoritetet saudite kanë qenë të bindura se asnjë nga gratë apo fëmijët nuk kanë qenë të përfshirë në operacionet terroriste të Bin Ladenit.

Tri të vejat e Bin Ladenit dhe 11 fëmijët dhe nipërit e mbesat fluturuan në Arabinë Saudite të premten, pasi u dëbuan nga Pakistani.

Të vejat, dy saudite dhe një jemenase – u dënuan me burgim të shkurtër në Pakistan dhe me deportim për shkak të hyrjes dhe qëndrimit ilegal në Pakistan.

Ato u ndaluan nga forcat pakistaneze, pasi që Bin Laden u vra në një sulm nga forcat amerikane në majin e kaluar në Abotabad të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG