Ndërlidhjet

Pse revitalizohet “Kosova A”, pas 10 vjetësh?


Termocentrali "Kosova A"
Termocentrali "Kosova A"
Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendim për riaktivizimin e Bllokut A-2, të termocentralit “Kosova A”, i cili ka dalë nga funksioni 10 vjet më parë.

Zyrtarë në këtë korporatë thonë se rikthimi në punë i këtij blloku do të ulë në masë të madhe nevojën për import të energjisë elektrike, përderisa njohës të rrethanave energjetike e konsiderojnë vendim të pamatur dhe investim të gabuar

Viktor Buzhala, zëdhënës në Korporatën Energjetike të Kosovë, thotë se menaxhmenti i KEK-ut tashmë është duke ë zbatuar këtë vendim.

Revitalizimi i këtij blloku, sipas Buzhalës, do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat.
Po flasim për një bllok, i cili do të punojë brenda standardeve të Bashkimit Evropian, ashtu siç punojnë edhe njësitë tjera të termocentralit “Kosova A"...

“Bëhet fjalë fillimisht për shprehje të interesit. Investimi do të jetë partneritet publiko-privat. Do të zgjidhet kompania, e cila do të investojë në riaktivizimin e këtij blloku, ndërsa KEK-u për pesë vitet e ardhshme do të ia kthejë këtë investim”.

“Po flasim për një bllok, i cili do të punojë brenda standardeve të Bashkimit Evropian, ashtu siç punojnë edhe njësitë tjera të termocentralit “Kosova A” ”
, deklaron Buzhala.

Sidoqoftë, Kosova si nënshkruese e marrëveshjes së Komunitetit të Energjisë së Evropës Juglindore, është zotuar që deri në vitin 2017 ta mbyllë termocentralin “Kosova A”.

Për këtë, Ethem Ceku, ish-ministër i Energjisë, e quan vendim të pamatur dhe investim të gabuar rikthimin në punë të njësisë A-2 të termocentralit “Kosova A”.

“Që nga 2007-2008 Qeveria i ka vdekur klinikisht e teknikisht, këto blloqe dhe tashmë duke parë se çmimet e energjisë në treg po rriten, duke parë se ka mungesa të mëdha të energjisë, duke parë se Kosova po hyn fuqishëm e varur nga kompanitë e rajonit, tashmë po detyrohet me çdo kusht t’iu kthehet blloqeve të stërvjetruara të termocentralit ‘Kosova A’”, thotë Çeku.

Arsye tjetër e rikthimit në punë të kësaj njësie, sipas Çekut, është edhe shkatërrimi i projektit “Kosova e Re” dhe pamundësia e ekzekutivit për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike.
...kjo qeveri e ka zhargitur, e ka shkatërruar zhvillimin e projektit ‘Kosova e Re’, prandaj s'ka asnjë qasje tjetër për të dalë në zgjidhjen e problemit në këtë sektor, përpos t’iu rikthehet teknologjive të stërvjetruara të TC ‘Kosova A.

“Fatkeqësisht, kjo qeveri e ka zhargitur, e ka shkatërruar zhvillimin e projektit ‘Kosova e Re’, prandaj nuk ka asnjë qasje tjetër për të dalë në zgjidhjen e problemit në këtë sektor, përpos t’iu rikthehet teknologjive të stërvjetruara të termocentralit ‘Kosova A’”, thekson Çeku.

Por, lidhur me këtë, Viktor Buzhala, thotë:

“Qëndrim i KEK-ut është që termocentrali ‘Kosova A’, të mbyllet deri në vitin 2017, apo deri sa t’i kemi njësitë e reja gjeneruese përkatësisht, njësitë e termocentralit ‘Kosova e Re’”.

“Mbyllja e termocentralit ‘Kosova A’, pa u ndërtuar këto kapacitete , do t’i kushtonte Kosovës, në bazë të një kosto që kemi bërë, 300 milionë euro në vit. Do të thotë është një barrë jashtëzakonisht e rëndë, si për Kosovën, ashtu edhe për qytetarin e saj”.


Lidhur me vendimin e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, për revitalizimin e njësisë A-2 të termocentralit ‘Kosova A’, ka reaguar edhe konsorciumi i shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm.

Sipas këtij konsorciumi, kjo njësi dhe i tërë termocentrali ‘Kosova A’, duhet të përgatitet për mbyllje të përhershme deri në vitin 2017 dhe assesi të revitalizohet ndonjë pjesë e saj. Ndotja e tokës, ujit dhe ajrit nga ky termocentral, ka bërë Obiliqin qytetin më të ndotur në Evropë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ky konsorcium.
XS
SM
MD
LG