Ndërlidhjet

VV dërgon dy ligje në Kushtetuese

  • RFE /RL

Gjykata Kushtetuese e Kosovës...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës...

Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndët për dy ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Bëhet fjalë për Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjin për Hoçën e Madhe.

Procedimi për në Kushtetuese, sipas Vetëvendosjes, është bërë për faktin se këto dy ligje janë miratuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në një konferencë për media, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, tha se procedimi i këtyre ligjeve për në Kushtetuese pasoi nismën e shoqërisë civile.

“Të dyja lëndët tani janë lëndë të ngjashme, meqenëse të dyja ligjet e shkelin Kushtetutën në të njëjtat pika. Kemi të bëjmë me shkelje të nenit 8 të Kushtetutës që ka të bëj me laicitetin e shtetit”.

“Në këto aspekte pra kemi të bëjmë me shkelje, dhe ne i kemi përpiluar lëndët dhe i kemi dërguar me nënshkrimet e deputetëve brenda afatit të caktuar, tani presim përgjigje nga Gjykata Kushtetuese”, deklaroi ai.

Të dyja ligjet janë miratuar në Kuvend më 20 prill dhe janë arsyetuar nga Qeveria si sponsoruese se ato burojnë nga Pakoja e Presidentit Ahtisari.(z.g.)
XS
SM
MD
LG