Ndërlidhjet

"Tadiqi e Nikolliqi janë njësoj"

  • RFE /RL

 Boris Tadiq (djathtas) dhe Tomisllav Nikolliq

Boris Tadiq (djathtas) dhe Tomisllav Nikolliq

Kandidati i koalicionit “Kthesa” për president të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka thënë se kandidatët e Partisë Demokratike dhe asaj Përparimtare Serbe, Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikoliq janë të njëjtë.

“Në fillim të fushatës i kam bërë ftesë Tadiqit që të jetë president i të gjithë qytetarëve për të udhëhequr Serbinë. Nikoliqit, që të tregojë të vërtetën për Kosovën”, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka thënë se po qe se zgjidhet president i Serbisë do të shkojë në Kosovë për të hapur horizont të ri për serbët dhe shqiptarët.

Kreu i Partisë për Ripërtëritjen Serbe, Vuk Drashkoviq, ka thënë se “politka evropiane nuk guxon të udhëhiqet mbi themelet e dështuara të Millosheviqit, siç është bërë në 12 vjetët e kaluara”.

“T’ia vëmë pikën edhe politikës së Millosheviqit për Kosovën, të asaj politike patriotike për Kosovën pa e njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Drashkoviq, duke shtuar se “kthesa nënkupton kthim edhe ndaj popullit serb në Kosovë”.

Ai ka thënë se Serbia ndaj Kosovës duhet të sillet sikur ndaj fqinjit më të afërt dhe të veçantë, me të cilin duhet të ketë bashkëpunim të gjithanshëm.

“Kthesa nënkupton edhe kthesë në politikën e urrejtjes, sepse populli serb duhet të pajtohet me atë shqiptar”, ka thënë Drashkoviq.(a.i.)
XS
SM
MD
LG