Ndërlidhjet

logo-print

Arabia saudite mbyll ambasadën në Kajro


Protestë para ambasadës saudite në Kajro, 24 prill 2012

Protestë para ambasadës saudite në Kajro, 24 prill 2012

Arabia Saudite tha se e ka mbyllur ambasadën e saj në Egjipt dhe e ka tërhequr ambasadorin e saj pas protestave në Kajro në lidhje me arrestimin e një avokati egjiptian të të drejtave të njeriut.

Qindra egjiptianë u mblodhën jashtë ambasadës saudite në Kajro këtë javë për të kërkuar lirimin e Ahmed el-Gezauit, i cili u arrestua në Arabinë Saudite nën dyshimet se kishte fyer mbretërinë.

Autoritetet saudite thanë se avokati u arrestua duke u përpjekur që të kontrabandonte barna kundër shqetësimit në mbretëri.

Agjencia shtetërore e lajmeve SPA tha se aresyja e hapit diplomatik ishte "protesta e pajustifikuar" e Egjiptit.

Ajo citon zyrtarë sauditë të kenë thënë se përpjekjet e demonstruesve për të sulmuar ambasadën saudite kanë "kërcënuar sigurinë" e persinelit të atjeshëm.

Njoftimi i së shtunës shënon një përshkallëzim të kontestit diplomatik.
XS
SM
MD
LG