Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi ndaj Timoshenkos


Nga procesi gjyqësor kundër Julia Timoshenkos, foto nga arkivi
Nga procesi gjyqësor kundër Julia Timoshenkos, foto nga arkivi
Një gjyqtar ukrainas ka vendosur se ish-kryeministrja dhe liderja e burgosur e opozitës Julia Timoshenko nuk mund të gjykohet në mungesë, dhe e ka shtyrë gjykimin e saj për evazion fiskal për 21 maj.

Gjykatësi Kostjantin Sadovski mori vendimin të shtunën pasi që Gjykata mori lajmin se Timoshenko nuk mund të marrë pjesë në gjykimin që zhvillohet në Karkiv, për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

Timoshenko, e cila filloi një grevë urie një javë më parë dhe po vuan nga dhimbjet e shpinës dhe sëmundje tjera, tashmë është duke vuajtur dënimin shtatë vjeçar nën akuzat për abuzim të pushtetit në kohën sa ajo ishte kryeministre.

Gjykimi i ri ka të bëjë me akuzat tjera se ajo ka shmangur pagesën e taksave prej miliona dollarësh, taksa këto të ndërlidhura me një kompani private të energjisë, që ajo e drejtonte në vitet e ’90-ta.

Qeveritë perëndimore thonë se çështja duket të jetë një hakmarrje e motivuar politikisht kundër Timoshenkos.
XS
SM
MD
LG