Ndërlidhjet

Sarkozi hedh poshtë pretendimet e Kanit


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi

Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka hedhur poshtë pretendimet se ai ka shkaktuar skandalin që pengoi ish-shefin e FMN-së Dominik Shtraus-Kan të kandidojë për presidencën franceze.

Sarkozi tha gjatë një fjalimi të fushatës zgjedhore se Shtraus-Kan duhet "të sqarojë veten me ligjin dhe ta kursejë publikun francez nga komentet e tij."

Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qenë i favorizuar për të fituar zgjedhjet presidenciale deri në majin e vitit të kaluar, kur ai u arrestua në Nju Jork nën akuzat për përdhunimin e një shërbyeseje hoteli.

Shtraus-Kan i tha gazetës Guardian të Londrës se rivalët e tij politikë i kishin ngritur kurth.
XS
SM
MD
LG