Ndërlidhjet

Aktorët kubanezë kërkojnë azil në SHBA


Nju Jorku
Nju Jorku
Dy aktorë amatorë kubanezë, që foguaruan si të humbur, derisa po udhëtonin për në Nju Jork për të marrë pjesë në një festival filmi, janë ri-praqitur, duke thënë se kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Aktori Havier Nunez dhe aktorja Anailin de la Rua, që të dy 20 vjeçarë, humbën gjurmët të mërkurën, kur aeroplani i tyre nga Havana për në Nju Jork bëri një ndalesë në Majami.

Ata më vonë thanë se kishin ikur në qytet për të kërkuar një avokat, që do t’iu ndihmonte për të përgatitur procesin e kërkimit të azilit.

Që të dy aktorët janë fitues çmimesh me filmin kubanez "Una Noche" (Një Natë), që tregon rrëfimin e tre adoleshentëve, që përpiqen të ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm për të kaluar oqeanin nga Kuba për në Floridë përmes një trapi të bërë vetë.
XS
SM
MD
LG