Ndërlidhjet

Obama bën shaka në llogari të Romnit


Barak Obama
Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka bërë shaka në llogari të rivalit të tij në zgjedhje, Mit Romni, në drekën tradicionale për korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Obama iu ka thënë gazetarëve dhe personaliteteve tjera të njohura se “secili parashikon zgjedhje të egra”, por, “fatmirësisht jemi pajtuar që familjet të mos preken”.

“Nuk do të sulmojë asnjë kandidat republikan. Ta marrim për shembull Mit Romnin. Ai dhe unë kemi shumë gjëra të përbashkëta. Ne të dy mendojmë për idetë tona si dy partnerë më inteligjentë dhe sondazhet tregojnë në një masë tejet të madhe se populli amerikan pajtohet me këtë”, ka thënë Obama, duke shtuar edhe më tej deklaratat e tij ironizuese ndaj kanidatit republikan, Mit Romni.

“Ne të dy kemi diploma nga Harvardi. Unë e kam një. Ai i ka dy. Çfarë snobi”, është mahitur në drekën për gazetarë, presidenti amerikan, Barak Obama.

Presidenti Obama do të garojë kundër Romnit, sfiduesit të tij republikan, në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në muajin nëntor.(a.i.)
XS
SM
MD
LG