Ndërlidhjet

Kapen armë të dedikuara për opozitën siriane


Anija "Lutfallah II" ankorohet në portin e Salatës, meqë dyshohet se bart armë për kryengritësit e Sirisë, Bejrut, 27 prill, 2012

Anija "Lutfallah II" ankorohet në portin e Salatës, meqë dyshohet se bart armë për kryengritësit e Sirisë, Bejrut, 27 prill, 2012

Raportet thonë se zyrtarët e inteligjencës libaneze po i marrin në pyetje disa anëtarë të ekuipazhit, të cilëve në anijen e tyre u janë gjetur armë, që dyshohet se po dërgoheshin për kryengritësit në Siri.

Armata libaneze tha se anija “Lutfullah II”, që bartte flamur të Sierra Leones kishte brenda kontenjerë me armë automatike, granata, lansues raketash dhe armë të tjera. Anija thuhej se po lundronte nga Libia.

Autoritetet e Sirisë vazhdimisht kanë thënë se armët po kontrabandohen nga Libani për kryengritësit që luftojnë regjimin e presidenti Bashar al-Asad.

Në zhvillime tjera, Kombet e Bashkuara thonë se kreu i ri i misionit monitorues në Siri, është nisur për në Damask.

Zëdhënësi i misionit, Niiraxh Sing iu tha gazetarëve se gjenerali Robert Mud, një paqeruajtës veteran norvegjez, pritet të arrijë të dielën në Siri, ku do të shërbjë si shef i trupit ushtarak vëzhgues të OKB-së.

Ai ka shërbyer dy here në kuadër të forcës ndërkombëtare në Kosovë në mes të vitit 1999 dhe 2002.

Të shtunën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi që të dërgojë 300 monitorues në vend, për të vëzhguar armëpushimin e shpallur më 10 prill.
XS
SM
MD
LG