Ndërlidhjet

logo-print

Ban viziton Birmaninë


Sekretari i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun

Sekretari i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun

Sekretari i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun ka arritur në Birmani, në vizitën e fundit të nivelit të lartë që i bëhet shtetit të Azisë Juglindore, që po del nga dekadat e regjimit ushtarak.

Ban pritet të zhvillojë bisedime me Aung San Su Ki, laureate e Çmimit Nobel për Paqe dhe ish e burgosur politike, e cila nga zgjedhjet e fundit fitoi një ulëse në parlament.

Ban pritet të takohet edhe presidentin Tein Sein dhe do t’i drejtohet parlamentit.

Përpara vizitës së tij, Ban i përshkroi reformat në Birmani si "të brishta".

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian Ketrin Eshton po viziton aktualisht Birmaninë, dhe vizita e saj vjen pas pezullimit të sanksioneve të BE-së ndaj Birmanisë, si shpërblim për lëvizjet e vendit drejt ndryshimit, të cilat kanë përfshirë zgjedhjet dhe reformat ekonomike.
XS
SM
MD
LG