Ndërlidhjet

Japoni: Përplaset autobusi, 7 të vdekur


Pamje nga Tokio

Pamje nga Tokio

Në Japoni raportohet se të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe afër 40 të tjerë janë lënduar në një aksident autobusi.

Raportohet se autobusi po bartte pushues që po shkonin në Disneyland të Japonisë, kur është përplasur në një mur skaj rrugës, në veri të Tokios.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkakun e aksidentit.
XS
SM
MD
LG