Ndërlidhjet

Vitenami arreston një amerikan për "terrorizëm"


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Mediat shtetërore në Vietnam kanë thënë se një aktivist amerikan pro-demokracisë me origjinë vietnameze është arrestuar nën akuzat për “terrorizëm”.

Agjencia vietnameze e lajmeve tha se Ngujen Kuok Kuan është arrestuar më 17 prill në aeroportin e Ho Chi Min-it.

Raportohet se ai dyshohet se është përpjekur të nxisë protesta dhe të minojë manifestimet që shënojnë fundin e Luftës së Vietnamit kundër forcave amerikane.

30 prilli shënon përvjetorin e rënies së kryeqytetit të Vietnamit Jugor, Sajgonit, që mbështetej nga SHBA nën komunistët e Vitenamit verior.

Raportohet se Kuan është arrestuar në Vietnam edhe në vitin 2008 nën akuzat për terrorizëm, dhe ishte dëbuar pas qëndrimit gjashtë-mujor në burg.

Ambasada amerikane në Vietnam nuk e ka komentuar ngjarjen.
XS
SM
MD
LG