Ndërlidhjet

Vritet mjeku britanik në Pakistan


Kueta, Pakistan
Kueta, Pakistan
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar se një mjek britanik i cili ka punuar për organizatën në Pakistan është vrarë nga banda që e rrëmbeu atë.

Policia dhe zyrtarë të Kryqit të Kuq thanë se trupi me kokë të prerë i Khalil Rasjed Dale u gjet të dielën i hedhur në një rrugë në periferi të qytetit të Kuetas, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Dale, i cili menaxhonte një program shëndetësor të Kryqit të Kuq në Kueta, u rrëmbye nga militantët e dyshuar më 5 janar.

Përmes një deklarate, Kryqi i Kuq e quajti vrasjen një "akt barbar" dhe e dënoi atë "në termat më të ashpër të mundshëm”.
XS
SM
MD
LG