Ndërlidhjet

Protesta masive në Spanjë


Pamje nga arkivi

Pamje nga arkivi

Mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, dhe në më shumë se 50 qytete të tjera kundër masave shtrënguese të reja që synojnë reduktimin e shpenzimeve në arsim dhe kujdesin shëndetësor.

Qeveria më 20 prill ka miratuar reformat për heqjen e përshkrimit të barnave pa para për pensionistët dhe ka rritur tarifat e shkollimit për studentët.

Madridi është duke synuar që të reduktojë deficitin e tij publik në 5.3 për qind të GDP-së në këtë vit nga 8.5 sa e kishte vitin e kaluar.

Shkalla e papunësisë në Spanjë arriti 24 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, nivelin më të lartë që nga viti 1996.
XS
SM
MD
LG