Ndërlidhjet

logo-print

Merkel mund të anulojë vizitën në Ukrainë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Mediat gjermane thonë se kancelarja Angela Merkel mund të anulojë vizitën e saj në Ukrainë gjatë kampionatit të fubtollit Euro 2012 në muajin qershor, nëse ish-kryeministrja e burgosur Julia Timoshenko nuk lirohet deri atëherë.

Timoshenko, është duke vuajtur një dënimin prej shtatë vjet burg nën akuzat se ka abuzuar me pushtetin dhe aktualisht gjendet në grevë urie, në të cilën hyri një javë më parë.

Revista Der Spiegel njoftoi të dielën se, në qoftë se Merkel nuk shkon në Ukrainë, shembullin e saj do ta ndjekin edhe anëtarët tjerë të kabinetit gjerman.

Der Spiegel nuk ka përmendur ndonjë burim për këtë raport.

Rasti ka tendosur marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, i cili thotë burgosja e Timoshenkos në tetorin e kaluar ishte me motive politike.
XS
SM
MD
LG