Ndërlidhjet

Hejg dënon vrasjen e mjekut britanik


Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg

Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg

Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hejg ka dënuar vrasjen e mjekut britanik në Pakistan.

Më herët, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar se mjeku britanik, Kalil Rasjed Dales i cili ka punuar për organizatën në Pakistan është vrarë nga banda që e rrëmbeu atë.

Policia dhe zyrtarë të Kryqit të Kuq thanë se trupi me kokë të prerë i Dales u gjet të dielën i hedhur në një rrugë në periferi të qytetit të Kuetas, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Hejg tha se vrasja ishte një “akt mizor” që kishte në shënjestër dikë që po ndihmonte popullin e Pakistanit.

Hejg tha se janë zhvilluar “përpjekje të pandalshme" për të siguruar lirimin e tij.

Policia tha se në letrën, që rrëmbyesit kishin lënë në trupin e viktimës, thuhej se Dales është vrarë pasi që nuk ishte paguar haraçi për lirinë e tij.

Sadfar Hysein, mjeku që ka ekzaminuar trupin, tha se heqja e kohës së Dales është bërë me thikë.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se Dale, një mysliman, ishte një veteran i organizatës, që kishte punuar më parë edhe në Afhanistan, Irak dhe Somali.

Dale, i cili menaxhonte një program shëndetësor të Kryqit të Kuq në Kueta, u rrëmbye nga militantët e dyshuar më 5 janar.

Përmes një deklarate, Kryqi i Kuq e quajti vrasjen një "akt barbar" dhe e dënoi atë "në termat më të ashpër të mundshëm”.
XS
SM
MD
LG