Ndërlidhjet

Mud: Palët në Siri të ndalin luftimet


I dërguari ndërkombëtar Kofi Anan me kreun e misionit vëzhgues në Siri, gjeneral majorin Robert Mud

I dërguari ndërkombëtar Kofi Anan me kreun e misionit vëzhgues në Siri, gjeneral majorin Robert Mud

Kreu i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri, iu ka bërë thirrje forcave të presidentit Bashar al-Asad dhe opozitës siriane që të ndalojnë luftimet dhe të mundësojnë zbatimin e armëpushimit të brishtë.

Gjenerali norvegjez Robert Mud ka bërë këto komente pas arritjes në Damask, ku do të marrë përgjegjësinë ndaj ekipit prej 16 vëzhguesve të OKB-së.

Ekipi do të monitorojë zbatimin e armëpushimit, i cili është pjesë e planit gjashtë-pikësh të arritur nga i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan.

Zëdhënëi i misionit Niraxh Sing tha se 100 vëzhgues duhet të jenë në vend ka mesi i muajit maj.

Nuk është e qartë se kur do të zbarkojë i tërë misioni prej 300 monitoruesve i mandatuar nga OKB-ja.

Media shtetërore e Sirisë tha se vëzhguesit kanë vizituar të dielën qytetin Homs të përfshirë nga luftimet.
XS
SM
MD
LG