Ndërlidhjet

Egjipti rikonfiguron qeverinë?


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Vëllazëria Myslimane e Egjiptit tha se kreu i regjimit ushtarak të Egjiptit, Hysein Tantavi i ka thënë kryetarit të parlamentit se do të rikonfigurojë qeverinë.

Esam el-Erian, një ligjvënës i Vëllazërisë është cituar nga Reuters të ketë thënë se Tantavi e ka informuar Sead al-Katatnin, që është anëtar i Vëllazërisë, se do të rikonfigurojë qeverinë në “orët e ardhshme”.

Raporti vjen pasi që parlamenti i dominuar nga islamistët njoftoi se do të pezullojë seancat për një javë si reagim ndaj refuzimit të ushtrisë që të shpërbëjë qeverinë dhe të emërojë në krye të ekzekutivit një anëtar nga Partia e Drejtësisë dhe e Lirisë që ka lidhje me Vëllazërinë.
XS
SM
MD
LG