Ndërlidhjet

Sudani shpall gjendje të jashtëzakonshme në kufi


Pamje nga Sudani Jugor, 23 prill 2012.

Pamje nga Sudani Jugor, 23 prill 2012.

Sudani ka shpalllur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat kufitare me Sudanin Jugor, duke iu dhënë autoriteteve të atjeshme kompetenca të gjera për arrestim dhe paraburgim.

Një dekret, që u bë publik nga media shtetërore, sqaron se gjithashtu do të krijohen "gjykatat e veçanta" për të gjykuar të dyshuarit për terrorizëm dhe që kanë bërë shkelje doganore.

Ky veprim, së bashku me arrestimin e tre të huajve dhe një sudanezi jugor në një zonë të kontestuar kufiatre paraqet shenjat e tensioneve përgjatë kufirit, ku kanë shpërthyer përleshje në javët e fundit.

Dhuna ka sjellë dy vendet, që kanë mosmarrëveshje mbi demarkacionin e kufirit dhe ndarjen e të ardhurave të naftës, në prag të luftës.

Sudani Jugor e fitoi pavarësinë vitin e kaluar si pjesë e një marrëveshjeje paqeje
që i dha fund një luftë të gjatë të përgjakshme civile.
XS
SM
MD
LG