Ndërlidhjet

INPO: Kandidatët e PDK-së dhe LDK-së në balotazh


Numërimi i votave (Foto nga arkivi)
Numërimi i votave (Foto nga arkivi)
Organizata joqeveritare INPO dhe D4D ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Ferizajt, sipas të cilave kandidati i PDK-së dhe ai i LDK-së shkojnë në balotazh.

Duke u bazuar në vëzhguesit në terren, INPO dhe D4D raportuan rezultatin si vijon:
Kandidati i PDK-së, Agim Aliu, ka fituar mbi 40 për qind të votave, Adem Salihaj i LDK-së 24 për qind, kurse kandidatët tjerë, sipas këtyre rezultateve dalin nga gara e mëtutjeshme e balotazhit.

Kështu sipas këtyre rezultateve, jo finale, Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 16 për qind, Naim Ferati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10 për qind dhe Ramadan Hasani nga Aleanca Kosova e Re 4 për qind.

Në garën e 29 prillit kanë marrë pjesë edhe Bujar Ademi nga Partia e Drejtësisë, Ramadan Emini nga Lëvizja e Bashkuar si dhe kandidati i pavarur Rrahim Sadiku.

Sipas procedurave dhe ligjit, balotazhi zhvillohet ndërmjet dy kandidatëve me më shumë vota, nëse njëri prej tyre nuk e ka kaluar pragun prej 50 plus 1 për qind të votave.

Andaj, duke u bazuar në këto rezultate, PDK-ja dhe LDK-ja vazhdojnë garën për kreun e Ferizajt.(z.g.)
XS
SM
MD
LG