Ndërlidhjet

logo-print

Trupi i ish-ministrit libian gjendet në Danub


Ish-ministri libian të Naftës, Shukri Ghanem.

Ish-ministri libian të Naftës, Shukri Ghanem.

Policia austriake ka bërë të ditur se trupi i ish-ministrit libian të Naftës, Shukri Ghanem, i cili ka dezertuar nga regjimi i Muamer Gadafit në qershor të vitit të kaluar, është gjetur i pajetë në Lumin Danub.

Zëdhënësi i policisë në Vjenë, Roman Hahslinger, tha se nuk bëhet fjalë për shenja dhune në trupin e tij, duke shtuar se “është e mundur që ai të mos jetë ndjerë mirë dhe të ketë rënë në ujë”.

Më herët, agjencia austriake e lajmeve, APA, ka raportuar se Ghanem është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, pas goditjes nga sulmi në zemër.
XS
SM
MD
LG