Ndërlidhjet

Masat e kursimit - “shkatërruese”


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Organizata për Punë e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se masat e ashpra, që janë gjithnjë e më shumë duke u miratuar për të luftuar krizën globale të borxheve, kanë “pasoja shkatërruese” për punësimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Organizata Ndërkombëtare për Punë ka publikuar të hënën Raportin e Punës për vitin 2012, duke thënë se “masat e kursimit kanë dështuar të prodhojnë rritje ekonomike” dhe se janë “joproduktive” në drejtim të ndërtimit të bestimit dhe reduktimit të deficiteve.

Raporti thotë se bëhet fjalë për rreth 50 milionë vende punë të humbura në mbarë globin, që nga kriza financiare e 2008-ës.

Shkalla globale e papunësisë prej 6.1 për qind (202 milionë njerëz) në vitin 2012, vitin e ardhshëm pritet të rritet në 6.2 për qind (207 milionë).

Raporti thotë se Evropa është një shqetësim i veçantë, pasi dy të tretat e vendeve evropiane janë përballur me rritje të papunësisë gjatë dy vjetëve të fundit.
XS
SM
MD
LG