Ndërlidhjet

Al Kaida ofron kushte për lirimin e britanikut


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Dega e Al Kaidës në Afrikën e Veriut ka thënë se do të lironte shtetasin e rrëmbyer britanik në këmbim të lirimit të klerikut radikal të Jordanisë, Abu Katada.

Në deklaratën e postuar në një ueb-faqe islamike thuhet se Stefën Malkol, i cili po ashtu ka shtetësinë e Afrikës së Jugut, do të lirohej vetëm nëse Britania i lëshon Katadan njërit prej vendeve të Pranverës Arabe.

Deklarata paralajmëron Britaninë që kleriku mos t’i kthehet Jordanisë.

Londra po kërkon të deportojë Katadan në Jordani, por rasti i tij është duke u shqyrtuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Malkolm besohet të jetë njëri nga nëntë evropianët e kapur në Mali dhe Niger qysh në shtator të 2010-ës.

Viktimat e tjera të rrëmbimit besohet të jenë shtetas të Francës, Suedisë dhe Holandës.
XS
SM
MD
LG