Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Ferizaj - 54 ankesa


Ilustrim
Ilustrim
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Ferizajt janë deponuar 54 ankesa.

Shukri Sylejmani, kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, tha për Radion Evropa e Lirë se ato përfshijnë ankesat e fushatës parazgjedhore dhe ato zgjedhore.

“Ankesa më së shumti ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje - gjithsej 24 ankesa. PDK-ja 15 ankesa, po aq edhe LDK-ja - 15”, tha Sylejmani për të shtuar se nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe subjektet e tjera, deri më tash, nuk kanë arritur ankesa në PZAP.

Ferizaj dje ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune. Sipas rezultateve preliminare, në balotazh do të shkojnë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së.
XS
SM
MD
LG