Ndërlidhjet

logo-print

Vdes babai i Netanjahut


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

Babai i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare.

Sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e kryeministrit, Benzion Netanjahu, ka vdekur të hënën në mëngjes në shtëpinë e tij në Jerusalem.

Benzion Netanjahu, i lindur në Poloni më 1910, thuhet të ketë pasur ndikim të madh në pikëpamjen botërore të djalit të tij.

Ai ka punuar si profesor i historisë në Universitetin Cornell në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG