Ndërlidhjet

Njëzet të vrarë në Siri


Idlib, 30 prill 2012.
Idlib, 30 prill 2012.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri tha se rebelët kanë qëlluar me granata Bankën Qendrore dhe një patrullë të policisë në Damask, ndërsa në qytetin veriperëndimor të Idlibit kanë shpërthyer dy bomba.

Aktivistët thonë se të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Idlib.

Agjencia SANA tha se në Damask, katër ushtarë janë lënduar, ndërsa ndërtesa e Bankës Qendrore ka pësuar dëme të lehta.

Burimi i njëjtë ka fajësuar “terroristët e armatosur” – një term ky që përdoret nga regjimi sirian për të përshkruar kundërshtarët e presidentit Bashar al-Asad.

Dhuna në Siri ka vazhduar, pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në fuqi dy javë më parë.

Armëpushimi është pjesë e planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG