Ndërlidhjet

Aung Su Ki pajtohet të hyjë në parlament


Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki
Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki
Liderja e opozitës e Birmanisë Aung San Su Ki është pajtuar që të betohet në betimin kundërthënës për mbrojtjen e kushtetutës dhe kështu të hyjë në parlament.

Su Ki dhe anëtarët tjerë të partisë së saj, Liga Kombëtare Demokratike, nuk morën pjesë në ceremoninë e betimit më 23 prill, duke thënë se e kundërshtojnë betimin.

Teksti i betimti thërret për “ruajtjen” e kushtetutës së vitit 2008, e cila i garanton armatës 25 për qind të ulëseve në parlament.

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe dhe ish e burgosura politike, ka kërkuar që betimi të ndryshohet në “respektimin” e kushtetutës.

Por, ajo tha se ka hequr dorë nga qëndrimi i saj i mëhershëm për të përmbushur dëshirën e mbështetësve që ta shohin atë në parlament.
XS
SM
MD
LG