Ndërlidhjet

Vonesat në Heathrow "dëmtojnë reputacionin e Londrës"


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Prefekti i Londrës ka paralajmëruar se vonesat e gjata për udhëtarët e huaj që vijnë në aeroportin ndërkombëtar “Heathrow” rrezikojnë dëmtimin e reputacionit të Britanisë në prag të Lojërave Olimpike verore të Londrës.

Kryetari Boris Xhonson, në një letër dërguar sekretares së brendshme Tereza Mej, tha se radhë të gjata në “Heathrow” kanë lënë një përshtypje "të tmerrshme", dhe bëri thirrje për veprime urgjente për të zgjidhur këtë problem.

Raportet thonë se udhëtarët që vijnë jashtë zonës evropiane ekonomike 30 anëtarëshe detyrohen në disa raste që të presin në radhë deri në dy orë, para se zyrtarët të kontrollojnë dokumentet e tyre dhe t’i lejojnë ata të kryejnë kontrollet kufitare.
XS
SM
MD
LG