Ndërlidhjet

Rama kërkon tryezë politike për zgjedhjen e presidentit


Kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ftuar kryetarët e të gjitha partive parlamentare për një tryezë politike lidhur me çështjen e presidentit.

Në një letër publike Rama shkruan se zgjedhja e presidentit të ri të Republikës është shumë më shumë se sa një procedurë parlamentare e radhës.

“Pesha e madhe simbolike e 100 vjetorit të pavarësisë i jep një rëndësi më të veçantë edhe procesit të nevojshëm politik që duhet të rezultojë me zgjedhjen për president të një figure e cila në frymën e Kushtetutës sonë simbolizon unitetin kombëtar”, thekson Rama.

Ai fton partitë parlamentare për takim të drejtëpërdrejtë, për të këmbyer pikëpamjet dhe për të tentuar, siç thotë Rama, për të hapur dialog konstruktiv mes të gjitha palëve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
XS
SM
MD
LG