Ndërlidhjet

logo-print

Autopsia vërteton se Ghanem u mbyt në ujë


Ish ministri i naftës i Libisë, Shukri Ganem

Ish ministri i naftës i Libisë, Shukri Ganem

Policia austriake tha se nga autopsia e kryer, është vërtetuar se ish ministri i naftës i Libisë, Shukri Ghanem është mbytur në ujë.

Zëdhënësi i policisë Roman Hahslinger tha se rezultatet e autospisë së kufomës së Ganemit nuk tregojnë shenja të dhunës.

Policia austriake ka bërë të ditur më herët se trupi i ish-ministrit libian të Naftës, Shukri Ghanem, i cili ka dezertuar nga regjimi i Muamer Gadafit në qershor të vitit të kaluar, është gjetur i pajetë në Lumin Danub.

Më herët, agjencia austriake e lajmeve, APA, ka raportuar se Ghanem është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, pas goditjes nga sulmi në zemër.
XS
SM
MD
LG