Ndërlidhjet

logo-print

"Logjika e Grave", shou diskriminues


"Logjika e Grave" - shou

"Logjika e Grave" - shou

Shpejt! A mund të matet një grua nga ajo se si duket apo se çka di?

Kjo është pyetja që është shtruar në kuizin kundërthënës “Logjika e Grave” në Gjeorgji, vlerat argëtuese të së cilës bazohen më shumë në pamjen e femrave të reja, mezi të veshura, të cilave iu shtrohen pyetje tejet të thjeshta, derisa garuesit meshkuj parashikojnë rezultatin.

Prezantuesi: Le t’i paraqesim vajzat tuaja për ju.

Mashkulli numër 1: Po. Natyrisht.

Vajza numër 1: Tungjatjeta, unë jam Maka Maçarashvili, balerinë me profesion. Kam shumë dëshirë të këndoj, por, fatkeqësisht nuk kam talent, prandaj nuk mund të këndoj.

Vajza numër 2: Tungjatjeta, unë jam Alina, ekonomiste me profesion. Dëshiroj të pikturoj dhe nuk më pëlqen kimia.

[Audienca duartroket]

Prezantuesi: A mendoni se këto vajza e dinë, se sa kilogramë janë në dy tonë?

[Audienca qesh]

Mashkulli numër 1: Çka tha njëra nga to? Që nuk e pëlqen kiminë?

Prezantuesi: Por, por, me sa kujtoj, njëra nga to ishte ekonomiste.

Mashkulli numër 2: Tonët dhe kilogramët janë një çështje (e komplikuar) për një balerinë.

Sipas formatit, gara ngjan me kuizin e stilit perëndimor “A je më i mençur sesa një nxënës i klasës së pestë?”, që teston njohuritë e përgjithshme të të rinjve të rëndomtë, dhe zakonisht nxjerr rezultate të tmerrshme.

Por, “Logjika e Femrave”, që ka debutuar në Gjeorgji në muajin e kaluar është unike në përzgjedhjen e bërjes shaka në llogari të vetëm një gjinie, me pyetje të rastësishme, duke u nisur nga ajo se sa e gjatë është penalltia e deri te ajo nëse Lenini ishte viktimë e Inkuizicionit.

Programi- garueset femra të të cilit vënë shumë grim dhe pozojnë në një divan përplot shkëlqim me gota shampanje në duar- ngritën shpejt një re të protestave të gjeorgjianëve, që thonë se programi po shkel kodet e sjelljes duke promovuar jotolerancën dhe diskriminimin gjinor.

Tamar Sabedashvili, një eksperte gjinore e OKB-së, thotë se programi ka bërë një prapakthim për gratë gjeorgjiane, duke i përshkruar si objekte kënaqësie, që nuk janë të afta të japin një gjykim të shëndoshë.

Problemi me shoun është se krijuar ashtu që i dëmton vetëm gratë që marrin pjesë. Meshkujve që luajnë, edhe ashtu nuk iu bëhet asnjë pyetje. Vetëm gratë vihen në këtë pozitë".

"Nëse ky program ka të bëjë me njohuritë, ose me kapacitetin intelektual të njerëzve në përgjithësi, ju mund të krijoni një grup të burrave ose femrave që dinë, ose nuk i dinë gjërat e caktuara dhe atëherë nuk do të ishte problem që të garohet në kuiz. Por, fatkeqësisht nuk është kështu
”, thotë Sabedashvili.

Gratë gjeorgjiane shumë gjatë janë ndrydhur nga standardet tradicionale më një shoqëri që vlerëson bukurinë, modestinë dhe amësinë mbi atributet tjera të femrave.

Edhe pse Gjeorgjia shihet nga vëzhguesit e pavarur më egalitare(që mbështet barazinë) sesa fqinjët rajonale si Azerbajxhani, Armenia dhe Turqia, dhuna në familje, ngacmimet në vendin e punës, madje edhe praktikat e parregullta të punësimit vazhdojnë të torturojnë gratë e vendit.

Presidenti Mihajl Sakashvili, një admirues i vetëshpallur i femrave, ka bërë përpjekje për të adresuar problemin, duke shtyrë një numër femrash të kandidojnë për poste të larta, përfshirë edhe ministren e ekonomisë Vera Kobalia.

Por, kritikët thonë se emërimet e tilla janë të rralla. Kobalia, një brune goditëse me sy të kaltër, është punësuar në moshën 28 vjeçare dhe ka punuar kryesisht në zinxhirin e furrave të babasë së saj me seli ne Kanada, para se të hynte në politikë në Gjeorgji.

Pothuajse, një dekadë, pas Revolucionit Rozë të Sakashvilit, gratë si Teo Katiashvili, një eksperte e filmit dhe teatrit që ka kritikuar publikisht "Logjikën e Grave”, thonë se është bërë pak që të modernizohet statusi i grave të Gjeorgjisë.

Shumica e burrave të Gjeorgjisë i shohin garët si kukulla, që duhet të kënaqin sytë dhe të krijojnë një ndjenë të këndshme në mirëmbajtjen e shtëpisë. Gjithçka përtej kësaj- që gratë duhet të bëjnë punë intelektuale, të përmbushen profesionalisht etj- ende shihet si më pak e rëndësishme”, tha Katiashvili.

“Logjika e Grave” që bazohet në një program holandez, ka programe analoge në shumë vende tjera, përfshirë dhe Rusinë. Transmetuesi privat gjeorgjian Imedi TV, ka refuzuar të heqë dorë nga presioni i publikut, duke argumentuar se programi trajton të dy gjinitë në masë të njëjtë dhe me provokime qëllim-mira.

Nuk është hera e parë që Imedi i futet politikave gjinore. Një program jetë-shkurtër i paraqitur në vitin 2011 premtoi bisedime të sinqerta për seksin nga Shorena Begashvili e Playboy-it gjeorgjian, por shumë shpejt u dëshmua se ishte shumë pikant për publikun.

Së fundi, një program tjetër i Imedit, i quajtur "100 Shkallë Celsius" ka gjeneruar kundërthënie duke i shtyrë homoseksualët e mysafirët transvesitë në diskutime poshtëruese që kanë rezultuar edhe në grindje në transmetim.

Imedi, që njihet për raportet famëkeqe të rreme të invazionit të Rusisë në Gjeorgji në vitin 2010, i ka mbrojtur programet e tij si një mundësi për të biseduar për temat që për kohë të gjatë kanë qenë tabu, si seksi dhe të drejtat e homoseksualëve.

Por, gratë si Khatiashvili – që siç thotë është “tmerruar” kur e ka pa për herë të parë “logjikën e Femrave”- nuk duket se do të pajtohen me këtë.

Kjo nuk është e pazakonshme për mediat dhe televizionin e Gjeorgjisë’, thotë ajo. Çështjet e grave dhe çështjet problematike, diskutohen shpesh në një mënyrë shumë sipërfaqësore dhe të pamenduar mirë”. (a.i.)
XS
SM
MD
LG