Ndërlidhjet

Sulme dhe viktima të reja në Siri


Ndërtesë e shkatërruar në Idlib, 30 prill 2012
Ndërtesë e shkatërruar në Idlib, 30 prill 2012
Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se tetë persona janë vrarë në dy shpërthime vetëvrasëse në qytetin veriperëndimor të Idlibit, në një sulm për të cilin, zyrtarët i kanë fajësuar "terroristët" që po kundërshtojnë qeverinë e presidentit Bashar al-Asad.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, që mbulon lëvizjen opozitare, tha se të paktën 20 vetë u vranë në sulmet e së hënës.

Media shtetërore gjithashtu raportoi se janë hedhur granata dhe raketa mbi bankën qendrore dhe një patrulle policie në kryeqytetin Damask, duke plagosur katër policë dhe duke dëmtuar ndërtesën.

Dhuna ka vazhduar në Siri pavarësisht armëpushimit që është dashur të hyjë në fuqi dy javë më parë nën një plan paqeje të ndërmjetësuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG