Ndërlidhjet

logo-print

Potestë kundër ish-komandantëve afganë


Protesta në Kabul. 30 prill, 2012

Protesta në Kabul. 30 prill, 2012

Qindra të rinj afganë kanë protestuar në Kabul, kundër ish-kryekomandantëve të vendit.

Protesta, e dytë në më pak se një javë, vjen në mes të një fushatë të paparë kundër burrave të fortë.

Anëtarët e grupeve të ndryshme rinore politike, duke përfshirë Partinë e Solidaritetit të Afganistanit, kanë djegur posterë dhe kanë brohoritur sllogane kundër kryekomandantëve.

Demonstrata vjen pas festës kombëtare të 28 prillit, për nder të ish- kryekomandantëve, e njohur si Dita e Fitores së Muxhahedinëve.

Para festës, më 24 prill, anëtarët e Grupit Rinor Afgan Liridashës dolën nëpër rrugët e Kabulit duke vënë qindra postera dhe duke shkruar mesazhe kritike në mure kundër kryekomandantëve.

Shumë nga ish kryekomandantët, të cilët janë akuzuar për krime lufte nga grupet e të drejtave të njeriut, ende kanë ndikim të rëndësishëm në çështjet politike të vendit.
XS
SM
MD
LG