Ndërlidhjet

Shkup: Papunësia dikton rregullat e lojës në treg


Maqedoni...
Maqedoni...
Sindikalistët thonë se shkalla e lartë e papunësisë, e cila zyrtarisht në Maqedoni sillet mbi 30 për qind, ndikon drejtpërdrejt në rregullat e lojës në tregun e punës, që në shumicën e rasteve janë të jofavorshme për punëtorët, edhe kundrejt miratimit të një pakoje ligjore për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve gjatë punës.

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë konsideron se sfida më e madhe për të drejtat e punëtorëve është implementimi praktik i ligjeve evropiane nga ana e punëdhënësve në Maqedoni.

Është më se evidente se në praktikë shkelen të drejtat e punëtorëve. Edhe më tej, kemi situata kur punësohen punëtorë pa kontrata përkatëse për punë, ose nënshkruajnë marrëveshje për largim nga puna pas një afati të caktuar, edhe pse kjo është në kundërshtim me interesat e tyre.”

Kjo ndodh si pasojë e shkalës së lartë të papunësisë. Pra, kemi njerëz që presin punë dhe nuk gjejnë”, thekson Angjellko Angjellkovski, sekretar i Këshillit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Ai shton se jo rrallëherë punëtorët nga punëdhënësit detyrohen të qëndrojnë edhe një ose dy orë më shumë, punë për të cilën nuk paguhen.

Iniciativa për të denoncuar raste të këtilla, pothuajse nuk ndërmerren, si pasojë e frikës për të humbur vendin e punës, theksojnë ekspertët e kësaj lëmie.

Kemi një mungesë të hatashme të organizimit të punëtorëve, si dhe kemi një partizim të hatashëm të sindikatave të punëtorëve”, thotë Artan Sadiku nga lëvizja LENKA, e cila merret me të drejtat e punëtorëve në Maqedoni.

Sipas tij, e keqja më e madhe është ligjet evropiane tentohet më ccdo kusht të degradohen, veccanërisht në atë pjesë që ka të bëjë me rregullativën ligjore gjatë implementimit të së njëjtave.

Gjatë njëzet vjetëve të fundit ka pasur një tendencë konstante për degradimin e ligjeve, më saktësisht për degradimin e të drejtave të punëtorëve”, thekson Sadiku, duke shtuar se edhe përkundër deklarimeve që Maqedonia nuk është e kapluar së tepërmi nga kriza e tanishme globale ekonomike, gjithnjë e më e dukshme është lufta globale klasore, të cilën të varfrit e humbasin çdo betejë.

Por, me këtë nuk pajtohet kryetari i lëvizjes që ofron ndihë juridike për punëtorët e të gjitha kategorive, Dimitar Apasiev.

Ai thotë se lufta me punëdhënësit është e vështirë, por jo e pamundur që drejtësia të zë vendin e merituar.

Nëse gjithmonë punëtori sillet me apati ndaj zhvillimeve, dukurive të cilat janë në kundërshtim me të drejtat e tij, dhe njëkohësisht nuk e ngre zërin, nuk kërkon drejtësi në institucionet shtetërore, në radhë të parë i bën dëm vetes, por njëkohësisht edhe gjeneratave të tjera të cilat do të vijnë”, thekson Apasiev.

Ndryshe, në Maqedoni janë miratuar 25 ligje që rregullojnë të drejtat e punëtorëve.

Një maji Maqedoninë e gjen me më shumë se 30 për qind të popullatës së përgjithshme e cila kërkon punë.
XS
SM
MD
LG